Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

Shkup, 1 gusht  – Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër do ta festojnë 2 Gushtin – Ditën e Republikës. Ditë me të cilën në Ilinden në vitin 1903 – me Kryengritjen e Ilindenit dhe Republikën e Krushevës, ndërsa pastaj edhe në Ilindenin e dytë, në vitin 1944 me KAÇKM-në ishte mbajtur mbledhja e parë e Kuvendit Antifashist për Çlirim Kombëtar të Maqedonisë, ishin vendosur shtyllat e Republikës dhe shtetësisë.

Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, shënimi i sivjetëm i festës më të madhe shtetërore përkon me përvjetorë të rëndësishëm: 30 vjetori i pavarësisë dhe 20 vjetori i Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Shënimi i festës do të fillojë  me ngjarjet në Shkup, në organizim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me fillim në ora 09:00.

Delegacioni kuvendor të cilin e udhëheq kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi do të dorëzojë lule në përmendoret e Metodija Andonov Çento,  në presidiumin e KAÇKM-së dhe të Nikolla Karev. Programi në Shkup pastaj vazhdon me fjalime të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi dhe me program  kulturor-artistik.

Delegacionin qeveritar në Shkup e udhëheq ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dhe zëvendësministrin e Drejtësisë Agim Nuhiu.

Programi shtetëror  vazhdon para Qendrës memoriale KAÇKM, në Pelince, në nder të Mbledhjes së parë të Kuvendit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Maqedonisë -KAÇKM me fillim në ora 09:45. Delegacionin do ta udhëheq kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i shoqëruar nga zëvendëskryetari i parë në Qeveri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, zëvendëskryetari për Luftë kundër Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Resurseve Njerëzore Lupço Nikollovski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Përmbajtjet e programit në Pelince fillojnë me dorëzimin e luleve të freskëta në përmendoren para Qendrës memoriale, pas së cilës do të fillojë pjesa e parë e  programit të përshtatshëm   kulturor-artistik.  Pastaj vijon fjalimi i kryetarit të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe pjesa përfundimtare e programit kulturor-artistik.

Nderimet shtetërore me rastin e Ditës së Republikës në Krushevë, në organizim të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski fillojnë me ceremoni  në kishën “Shën Nikolla” në orën 10:20, pas së cilës vijon dorëzimi i luleve në varrin e Nikolla Karevit.

Delegacionin qeveritar në këtë pjesë të programit e përbëjnë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, ministri për Vetëqeverisje Lokale Goran Mileski dhe zëvendësministri për Arsim dhe Shkencë Arafat Shabani.

Pjesa qendrore e programit shtetëror për shënimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës  do të fillojë në orën 18:00 në Meçkin Kamen.