Ekskluzive: Profesor Agim Beqiri kandidon për kryetar dege i BDI-së në Gostivar

Shkup, 25 maj – Pasi BDI shpalli konkursin për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të degëve, tashmë nga kjo parti kanë arritur dhe kandidaturat e para. Ashtu siç u mësua ditë më parë, në Tetovë vetëm se janë dorëzuar dy kandidaturat e para për kryetarë dege. Bëhet fjalë për Faton Ahmetin dhe Valmir Azirin.

Por sot siç mëson Agjencia e lajmeve Zhurnal, edhe në degën e Gostivarit ka arritur kandidatura e parë për kryetarë dege. Zhurnal mëson se tanimë e ka dorëzuar kandidaturën e tij, profesori universitar Agim Beqiri.

Profesori Agim Beqiri ligjeron administratë publike në Universitetin AAB ndërsa studimet i ka përfunduar në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. Prof.Beqiri është nga Gostivari ndërsa është botues edhe i disa librave.

Për kryetar të Degës së BDI-së mund të kandidojë secili person i cili së paku një vit është anëtar i BDI-së dhe nga vendbanimi i cili përfshihet në territorin e degës përkatëse.

Afati i kandidimit është shtatë ditë nga shpallja e konkursit./Zhurnal.mk