Prodhuesi francez i veturave Renault pezullon punën në Moskë

Prodhuesi francez i veturave Renault, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në Moskë, pasi u kritikua ashpër nga Kievi që ka vazhduar të qëndrojë në Rusi.

Në një kumtesë të gjigantit francez, thuhet se gjithashtu po shqyrtohet “mundësia edhe për lëvizje tjera të ngjashme”.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, kishte kritikuar ashpër kompaninë franceze që po vazhdon punën në Rusi.

Megjithatë pas kumtimit të lajmit se ka pezulluar biznesin, ai ka mirëpritur vendimin e menaxhmentit të Renault.