Prodhimi industrial në gjysmëvjetorin e parë me rritje prej 2,5 për qind
Prodhimi industrial në gjashtë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 2,5 për qind. Në qershor të vitit 2022, megjithatë, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar, rritja e prodhimit industrial është 0,9 për qind, tregojnë të dhënave të Entit shtetëror për statistikë.
Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e Minierave dhe nxjerrjes së gurëve në qershor të vitit 2022, në krahasim me qershorin e vitit 2021, shënon rënie prej 4.1 për qind, në sektorin e industrisë përpunuese shënon rritje prej 0.1 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gazit, avull dhe ajrit të kondicionuar rritje prej 10.1 për qind.
Rritja në sektorin e Industrisë së përpunimit është rezultat, para së gjithash, të rritjes së prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i produkteve farmaceutike bazë dhe preparateve farmaceutike, Prodhimi i produkteve të gomës dhe produkteve nga masat plastike, Prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike, Prodhimi i pajisjeve elektrike, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të paspecifikuara diku tjetër dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove.
Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në qershor të vitit 2022, në krahasim me qershorin e vitit 2021, shënon rritje tek Energjia për 17.5 për qind, prodhimet kapitale për 7.0 për qind, Prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 6.6 për qind dhe Mallrat jo të përhershme për konsum të gjerë për 0.3 për qind.

