Prodhimet industriale në muajin shkurt janë shtrenjtuar për 1,6 për qind në nivel mujor

Shkup, 28 mars – Çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në muajin shkurt të këtij viti janë më të larta për 1,6 për qind në nivel mujor dhe për 18,5 për qind në nivel vjetor, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë.

Në shkurt në krahasim me janarin e vitit 2022, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale janë më të larta në grupet e Prodhimeve kapitale për 0,2 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 0,6 për qind, prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 3,6 për qind dhe prodhimet e përhershme për konsum të gjerë për 0,4 për qind.

Në shkurt të këtij viti në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes të prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupet si Energjia për 33,2 për qind, Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 22,1 për qind, prodhimet kapitale për 35,9 për qind, Prodhime të përhershme për konsum të gjerë për 6,5 për qind dhe Prodhimet jo të përhershme për konsum të gjerë për 9,9 për qind.