Prishtina nuk do ta luajë asnjë ndeshje në “Fadil Vokrri” në tetor – gjendja e fushës vlerësohet kritike

Prishtina nuk do ta luajë asnjë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë muajit tetor.

E gjitha kjo pasi disa ekspertë të UEFA-s, pas monitorimit të fushës, arritën në përfundim se gjendja e saj është kritike.

Pos prishtinasve, muajt e kaluar ky impiant ishte populluar edhe nga skuadra të tjera të Superligës gjatë parakualifimeve për garat evropiane.

Në muajin e ardhshëm stadiumi do të jetë në dispozicion vetëm për grupmoshat U-17 të kombëtares së Kosovës.