Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Kur bëhet fjalë për shpimin e veshëve të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, publiku është i ndarë.

Ndërsa disa e bëjnë këtë për arsye kulturore, e të tjerë sepse u pëlqen, ka edhe nga ata që janë kundërshtarë të mëdhenj të prindërve që t’u shpojnë veshët fëmijëve të tyre deri sa të rriten sa të thonë vetë nëse e duan fare.

Katie Schadell i shpuan veshët në moshën tre muajshe, ndaj vendosi të bëjë të njëjtën gjë me vajzën e saj. Ajo ka publikuar një video në TikTok në të cilën vajza e saj është ulur në krahët e babait. Fëmija është duke fjetur dhe sapo punonjësja e bizhuterive ia shpon veshin, ajo dridhet dhe fillon të qajë.

@katiebartrum

My poor babygirl ❤️‍🩹🥺 You can tell her daddy was on edge, we both were. But she looks so beautiful 🥹 #3monthsold #earspierced #claires #fyp #viral #foryou

♬ I Get to Love You – Acoustic – Mysha Didi

Megjithatë, drama nuk mbaroi me kaq, pasi pistoleta i ngeci në llapë të veshit. Ndërkohë që punonjësi tentoi ta hiqte, foshnja qau pa ngushëllim dhe në fytyrën e babait mund të lexohej shqetësimi.

Katie pranoi se skena “i theu zemrën”, por edhe kjo nuk mjaftoi për të parandaluar kritikat e shumta ndaj saj.

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon që prindërit të presin derisa fëmijët të rriten mjaftueshëm për të marrë vendimin e tyre për shpimin e veshit. Rekomandimi i AAP-së synon të lejojë fëmijët të marrin vendimet e tyre për trupin e tyre. Një avantazh tjetër i pritjes është se fëmija do të jetë në gjendje të kujdeset për pastrimin e tij pas piercing, duke ulur kështu mundësinë e infektimit.

Nëse ende dëshironi ta merrni atë vendim në emër të fëmijës suaj, ka disa faktorë kyç për t’u marrë parasysh.