Princi shqiptar Leka II del me reagim të ashpër ndaj tifozëve të Feyenoordit

Feyenoord dhe Roma do të luajnë mbrëmjen e së mërkurës (sot) në Tiranë finalen e Ligës së Konferencës.

Në qytet, mbështetësit u përleshën me policinë të martën. Sipas autoriteteve shqiptare, gjashtëdhjetë tifozë futbolli u arrestuan, mes të cilëve 12 holandezë. Pjesa tjetër ishin italiane. Dhjetë policë u plagosën dhe një makinë policie u dëmtua.

Sipas raportit të policisë të paktën 200 tifozë të Feyenoordit janë përfshirë në një përleshje me organet e rendit.

Kjo ishte pranë stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luajnë Roma dhe Feyenoordi në mbrëmjen e së mërkurës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Princ Leka II deklaroi për ANP-në se kombinimi i birrës dhe presionit të bashkëmoshatarëve ndikoi te mbështetësit e rinj.

“Shumica prej tyre ndoshta thjesht po kalojnë mirë, por policët shqiptarë janë dërguar në spital”.

“Kjo është e re për Shqipërinë. Kemi vetëm turma të zhurmshme në demonstratat politike. Këtu futbolli është normalisht një çështje familjare”, ka deklaruar ai.

https://twitter.com/princeleka/status/1529213085294411776?s=20&t=ShVHG2WufPbCqyfP3IIMjA