Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Prilep, 5 gusht – Nga zjarri i madh, 11 banorë ngelën pa shtëpitë e tyre. Sot tërësisht u dogjën katër baraka sociale në lagjen Varosh. Zjarrfikësit dhe banorët në moment të fundit shpëtuan jetë njerëzish. U shpëtuan dy persona të palëvizshëm, si dhe tre fëmijë, një prej tyre ishte një foshnje 7 muajshe. Të gjithë janë në gjendje të mirë, informon Zhurnal.

Pothuajse mbi 10 orë zjarrfikësit me disa automjete e shuajtën zjarrin që ishte paraqitur rreth orës 10:30. Dyshimet janë për defekt tek aparati për akumullatorë, por nuk është konfirmuar. Barakat sociale janë mbi 20 vite, ndërsa ky zjarr nuk është i pari.

Kryetari i Prilepit Ilija Jovanovski thotë se familjet do të jenë në përkujdesje të përkohshme.

“Gjithsesi se dotë ndihmojmë. Do t’i vendosim në institucione, e më pas vetqeverisja lokaledo të ndihmojë, do të bëjmë logjistikë që edhe të tjerët të ndihmojnë”, deklaroi Jovanovski.//Zhurnal.mk