Prezentohet modeli i ri për subvencione në bujqësi dhe në zhvillimin rural
Shkup, 12 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot në brifingun me gazetarët e prezentoi modelin e ri për subvencionim përmes programeve për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural. Modeli duhet të kompletohet deri në fund të këtij viti, ndërsa do të fillojë me aplikim nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Me propozim-modelin e ri, siç tha Nikollovski, nuk shkurtohen mjetet financiare për mbështetje, as nuk dëmtohen bujqit, por mjetet risistemohen në më shumë programe për mbështetje.
Projekt-propozimi i parë i këtij modeli përmban veçim të pagesat që nuk lidhen me prodhimin dhe pagesave që lidhen me prodhimin. Kjo do të thotë, potencoi Nikollovski, tek prodhimtaria bimore për të gjithë bujqit pa dallim se cilën kulturë e prodhojnë t’u paguhen pagesat kryesore të drejtpërdrejta për sipërfaqen që e përpunojnë, pa dallim sasisë prodhuese. Është një pjesë e subvencionit të cilin do ta marrin të gjithë, potencoi ministri.
Pagesa shtesë, sipas propozimit, do t’u paguhen vetëm një numri të caktuar të kulturave, të cilat si strategjike do të përcaktohen së bashku me bujqit përmes grupeve nënsektoriale, dhe për këto kultura gjatë pagesës do të rritet edhe vëllimi i kontrollit nga Agjencia Pagesore.
Ministri shtoi se modeli i ri i subvencionimit u jep prioritet kulturave dhe produkteve të rëndësishme strategjike për shtetin, procesi i marrjes së mbështetjes financiare përshpejtohet dhe u jepet fund keqpërdorimeve të mbështetjes financiare.
Siç potencoi, qëllimi që dëshirojnë ta arrijnë përmes këtij koncepti është pagesat e drejtpërdrejta të drejtohen drejt qëndrueshmërisë afatgjate të bujqve aktivë veprimtaria kryesore e së cilëve është bujqësia, ruajtja e sipërfaqeve të përpunueshme bujqësore dhe rritja e prodhimit të ushqimit.
Ministri shtoi se subvencionet e vazhdueshme për bujqit nuk do të shkurtohen, gjegjësisht do të sistemoheshin në më shumë programe për mbështetje.

