Prezantimi i studimit për zbulimin e burimeve të ndotjes së ajrit në rajonin e qytetit të Shkupit

Shkup, 28 mars – Në suaza të projektit “Ballafaqimi me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupit”, të financuar nga Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA), sot do të mbajë prezantim të studimit për zbulimin e burimeve të ndotjes së ajrit në rajonin e qytetit të Shkupit.

Studimi është përpunuar me pajisje laboratorike të sofistikuar nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip e cila saktë i ka analizuar dhe konfirmuar burimet individuale dhe llojet e ndotjes së ajrot në Shkup.

Siç potencuan organizatorët, mbledhja e mostrave për ndotësit mbi të cilat është bërë analiza në kushte laboratorike është zhvilluar nga tetori i vitit 2020 deri në nëntor të vitit 2021, në dy lokacione të përhershme dhe tre mobile në Shkup.

Lokacionet e përhershme për monitorim gjenden në komunën e Karposhit, si lokacion përfaqësues urban pa ekspozim direkt të burimeve të rëndësishme të ndotjes edhe në Lisiçe të Re, si lokacion urban e cila është ekspozuar në ndotjen që vjen nga disa burime: trafiku, ngrohja e amvisërive me dru, industria etj.

Projektin “Ballafaqimi me ndotjen e ajrit në qytetin e Shkupi”, e zbaton Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), në partneritet me Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.