Prezantim i Raportit për tranzicion e vitit 2021-2022 të BERZH-it

Shkup, 24 mars – Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) sot do të mbajë prezantim në Raportin për tranzicion për vitin 2021-2022.

Ngjarjen, siç paralajmëroi BERZH, do ta hapë guvernatorja e Bankës Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska Bezhoska.

“Raporti për tranzicionin është raport kryesor vjetor i BERZH-it, në të cilin analizohet avancimi i zbatimit të reformave strukturore dhe zhvillimi ekonomik në 38 vende ku BERZH investon, duke e përfshirë Maqedoninë e Veriut. Edicioni i sivjetëmi raportit “Digjitalizimi, sendërtimi i sistemit: përfitimi i zbatimit të digjitalizimit”, e përpunon digjitalizimit si një nga forcat kyçe të cilët e formësojnë botën bashkëkohore”, theksohet në kumtesë.

Raporti, shtojnë nga BERZH-i, hulumton si ekonomitë në rajonet ku BERZH-i ka aktivitete, avancohen lidhur em digjitalizimin, gjatë pandemisë së Kovid-19, por edhe më pas.

“Duke u mbështetur në burime të pasura të të dhënave, raporti prezanton një indeks të ri të transformimit digjital, i cili tregon ndarjet digjitale midis vendeve, por edhe brenda tyre. Krahas raportit do të prezantohen edhe disa nga projektet kyçe të investimeve të mbështetura nga BERZH në Maqedoninë e Veriut, si dhe një pasqyrë e zhvillimeve ekonomike në vend dhe rajon”, thuhet në kumtesë.