Prezantim i gjetjeve nga hulumtimi për pjesëmarrjen socio-politike të të rinjve në vend
Shkup, 12 gusht – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të rinisë – 12 gusht, Forumi rinor arsimor sot në konferencë për shtyp do ta promovojë hulumtimin “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve në Maqedoninë e Veriut: Pabarazia, pasiguria dhe pritshmëri të ndryshme”, që e zbaton së bashku me Fondacionin për demokraci të Vestminster.
Në konferencë për shtyp do të prezantohen gjetjet nga hulumtimi për pjesëmarrjen socio-politike të të rinjve dhe ndikimin e krizës së KOVID-19 tek të rinjtë në Maqedoninë e Veriut.
Ky hulumtimi i dytë i tillë është zbatuar përmes një sondazhi me telefon të një mostre përfaqësuese kombëtare në dhjetor të vitit 2020. Pas prezantimit të gjetjeve dhe konkludimeve, do të ndahen rekomandimet për avancimin e pozitës së të rinjve në vendin tonë.