Presidenti Pendarovski e emëroi Fërçkoskin për ambasador të plotëfuqishëm në KB

Shkup, 2 mars – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me dekret e emëroi profesorin Lubomir Fërçkovsin për ambasador të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Pendarovskit.

Përndryshe, që në qershor të vitit të kaluar Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga komisioni kompetent në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktojë seancë për prezantimin e tezave të kandidatit, në pajtim me praktikën e vendosur.

“Para një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi lutje të dytë deri tek komisioni i njëjtë, por kryetari i komisionit sërish refuzoi të caktojë seancë, pas çka presidenti Pendarovski e nënshkroi dekretin, sepse të gjitha kushtet ligjore u plotësuan”, sqarojnë për MIA-n nga Kabineti i shefit të shtetit.

Sipas Kabinetit, procedura për emërimin e ambasadorit përfundon me mbrojtjen e tezës së kandidatit para kolegiumit të MPJ-së, dhe këtë, nënvizojnë, Fërçkoski e ka bërë vitin e kaluar.