Presidenti i FIFA, Gianni Infantion, nesër viziton Kosovën

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nesër do të bëj një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore dhe me ata të FFK-së.

“Pas takimeve me drejtuesit e FFK-së, me komunitetin e futbollit dhe me krerët e institucioneve shtetërore, presidenti Agim Ademi dhe presidenti Gianni Infantino, do t’u drejtohen mediave”, thuhet në njoftimin e FFK-së.