Premiera e komedisë “Gënjeshtra” sonte në TKM
Në skenën e Teatrit kombëtar të Maqedonisë (TKM) sonte do të realizon premierën komedia “Gënjeshtra”, bazuar në tekstin e shkrimtarit, dramaturgut, regjisorit teatri, skenaristit dhe filmit bashkëkohor francez, Florian Zeller. Shfaqja është nën regjinë e Besfort Idrizi.
“Gënjeshtra” është një komedi e pamëshirshme që analizon hipokritët në shoqëri. Një labirint gënjeshtrash, mashtrimesh dhe të vërtetash të pakëndshme që ndodhin në martesë.
“Mishell dhe Lorans vijnë për darkë, por Alis të njëjtën pasdite e vëren Mishelin duke puthur një grua tjetër dhe ajo është në dilemë nëse t’i tregojë shoqes së saj atë që pa apo jo. Burri i saj Paul beson se është më mirë të sillesh sikur asgjë nuk ka ndodhur. Duke pasur parasysh se marrëdhënia e tyre është nën vëzhgim, po bëhet e qartë se disa të vërteta janë më mirë të lihen pa u thënë dhe kufiri midis së vërtetës dhe gënjeshtrës mund të jetë i rrezikshëm për t’u kaluar,” thuhet në kumtesën e TKM-së.
Në shfaqjen, e cila për herë të parë shfaqet në vend, luajnë Jordan Simonov, Gabriela Petrusevska, Oliver Mitkovski dhe Dragana Levenska. Skenografia është realizuar nga Kërste Xhidrov-Xhibi, kostumet do të jenë të dizajnuara nga Roza Trajçeska-Ristovska. Muzika origjinale në këtë shfaqje teatrore është nënshkruar nga Igor Vasilevski-Novogradska.
Shfaqjet e ardhshme janë përcaktuar më 21 dhe 29 tetor me fillim të orës 20, ndërsa biletat janë të qasshme në ueb-faqen www.mnt.mk dhe gjatë hyrjes në TKM.