Prej të hënën mbyllet ura mbi lumin Kumanovka në rrugën Kumanovë-Sv.Nikollë
Shkup, 4 mars – Sipas lejes për rikahëzim të komunikacionit të lëshuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, për shkak të sanimit nga data 7 mars (e hënë), ura mbi lumin Kumanovka në aksin rrugor Kumanovë-Sveti Nikollë në 6 muajt e ardhshëm do të jetë i mbyllur për qarkullim, informon LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa pengesa nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

