Prej sot fillon bllokada e VMRO-së në Kuvend, shteti po futet nga kriza në krizë

Shkup, 10 maj – Nga sot edhe zyrtarisht në Kuvend do të fillojë bllokada e VMRO-DPMNE-së, të cilët përmes amandamenteve do të përpiqen të amortizojnë punën në Kuvend. Me këtë, sipas opinionistëve dhe ekspertëve, do të pësojë edhe shteti edhe qytetarët, informon Zhurnal.

NGa VMRO-DPMNE thonë se për të ndaluar bllokadën në Kuvend, Kovaçevski si kusht duhet të caktojë takim liderësh dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

Nga VMRO ende konsiderojnë se Kovaçevski punon nën hijen e Zaevit ndërsa shteti vetëm po fundoset.

“Dje ESHS doli me të dhëna zyrtare dhe konstatoi inflacion dyshifror. Për një vit çmimet e produkteve bazë janë rritur nga 10% deri në 50%. Populli paguan 30% rrymë më të shtrenjtë dhe 15% ngrohje më të shtrenjtë. Çdo ditë ka probleme, Kovaçevski nuk është i ri në politikë, ai ishte zv.ministër i financave. Ai është pjesë e problemeve, dhe nuk mund të jetë zgjidhje për të njejtat”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga DPMNE më tej shtojnë dhe i dërgojnë porosi Kovaçevskit se Zaevi nuk mundet t’ia zgjidhë problemet sepse mos sukseset e tij tani i paguan populli.

“Nuk ka hapësirë për përpjekje të reja, shteti ka arritur në një situatë me më tepër kriza. Zgjedhje orë e më parë”, porositin nga VMRO-DPMNE./Zhurnal.mk