Prej nesër pasdite shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e përforcuar

Shkup, 4 gusht – Prej nesër pasdite pritet ndryshim i motit me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht është e mundur paraqitje e motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje të fuqishme elektrike, bubullima dhe erë të përforcuar me mbi 80 kilometra në orë.

Sinoptikët rekomandojnë në rast të paraqitjes së zbrazjeve elektrike, qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos qëndrojnë në vend të hapur dhe nën drunjë të vetëm.

Kohëve të fundit vendi është në fazë portokalli me temperatura mbi 40-të gradë Celsius.