Prej nesër fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur

Shkup, 15 gusht – Procedura për mbledhje të nënshkrimeve për kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale fillon nesër (16 gusht), ashtu siç e parasheh dhe rregullorja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa përfundon më 30 gusht në mesnatë.

Disa grupe të qytetarëve paralajmëruan mbledhjen e nënshkrimeve për pjesmarje me listat e tyre në zgjedhjet lokale dhe ato janë të njohur për publikun, informon Zhurnal.

Nënshkrimet mbledhen para personave zyrtarë të KSHZ-së dhe para noterit kompetent në një udhëzim të vërtetuar nga komisioni në termin prej ora 8 deri në ora 20 deri më 30 gusht.

I paraqituri duhet të përcaktojë para cilëve noterë do të mbledhen nënshkrime dhe për këtë do ta njoftojë KSHZ-në, e cila në internet faqen e saj publikon listë të noterëve para të cilëve mbledhen nënshkrimet. Harxhimet për mbledhjen e nënshkrimeve i mbulon paraqitësi. Çdo votues mund të nënshkruhet në disa lista të kandidatëve.

Në komunë me 10 mijë banorë, nevojiten së paku 100 nënshkrime. Në komunë deri në 30 mijë banorë, nevojiten 150 nënshkrime, në komunë deri 50 mijë banorë nevojiten 250 nënshkrime ndërsa deri 100 mijë banorë nevojiten 350 nënshkrime. Në komunë me mbi 100 mijë banorë nevojiten 450 nënshkrime.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet lokale fillon më 27 shtator dhe zgjatë deri më 15 tetor, informon Zhurnal.

Qytetarët përzgjedhjen e tyre mund ta shprehin më 17 tetor atëherë kur mbahen zgjedhjet lokale.

Në këto zgjedhje lokale, risi janë fingerprintët, me të cilët do të konfirmohet identiteti i çdo votuesi dhe do të shmanget manipulimi me vota.//Zhurnal.mk