PP: Procedurë hetuese kundër një banori të Manastirit për rrezikimin e sigurisë së prokurorëve publikë dhe diplomatëve
Shkup, 2 shkurt – Prokuroria Themelore Publike në Prilep solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një banori 56-vjeçar nga Manastiri, i dyshuar për veprën penale “rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 420 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 dhe dy vepra penale “rrezikim të sigurisë” nga neni 144 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1 nga Kodi Penal.
“Më 11.12.2021 në një letër të shkruar me dorë në gjuhën angleze, i dyshuari ka kërcënuar se do ta vrasë Gabriel Eskobar, ndihmës sekretar në Departamentin e Shtetit të SHBA-së për mbikëqyrje të politikës në shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe diplomatë të tjerë amerikanë. Letrën e ka dërguar në Ambasadën e SHBA-së në Shkup dhe të njëjtën ditë e ka dërguar me postë të rregullt nëpërmjet SHA Posta e Maqedonisë së Veriut – filiali Prilep”, informojnë nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
I njëjti i dyshuar, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, në periudhën prej 20.12.2021 deri 22.12.2021, në dy raste, përmes letrave të shkruara me dorë në gjuhën angleze, ka dërguar kërcënim serioz se do të sulmojë jetën dhe trupin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës dhe e ka rrezikuar sigurinë e të dëmtuarës Villma Ruskovska, prokurore themelore publike e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
“Të dyja letrat i ka dërguar nëpërmjet postës së rregullt përmes SHA Posta e Maqedonisë së Veriut filiali Prilep, me çka të parën e ka dërguar në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa të dytën te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Më 17 janar të vitit 2022 i dyshuari ka dërguar kërcënim serioz se do ta sulmojë jetën dhe trupin e një personi zyrtar në kryerjen e detyrës dhe e ka rrezikuar sigurinë e të dëmtuarit, Lubomir Joveski, prokuror publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Letrën ia ka dërguar personalisht të dëmtuarit në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dërguar përmes postës së rregullt në SHA Posta e Maqedonisë së Veriut – filiali në Manastir, i dyshuari ka dërguar kërcënime direkte për jetë”, thuhet në kumtesë.
Prokurori kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike në Prilep deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prilep ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për të cilin ekziston rrezik që të arratiset dhe mundësi që ta përsërisë veprën.
Paraprakisht sot, MPB njoftoi se është arrestuar S.Z. (56) nga Manastiri nën akuzën për “rrezikim të sigurisë” sepse është i dyshuar se ka dërguar letra kërcënuese prokurorit shtetëror publik, Lubomir Joveski, prokurores Villma Ruskovska dhe një ambuscade të huaj në Shkup.

