Potter dhe Chelsea arrijnë marrëveshje verbale – pritet vetëm zyrtarizimi

Graham Potter do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelsea.

Skuadra e Chelsea ka vendosur që Graham Potter të jetë trajneri i ardhshëm, pas largimit të Thomas Tuchel.

Raportimet nga mediat angleze bëjnë të ditur se Potter ka marrëveshje verbale me Chelsea.

Sipas ‘Dailymail’, Potter mund të jetë në krye të stolit të Chelsea për ndeshjen e ardhshme ndaj Fulham.

Trajneri i Brighton do të fliste sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Bournemouth, por kjo konferencë është anuluar.