Portet kryesore të Kinës raportojnë rritje të vëllimit të përpunimit të kontejnerëve
Portet kryesore të Kinës raportuan rritje të vëllimit të përpunimit të kontejnerëve në mes të prillit.
Shoqata e Porteve e Kinës njofton se midis 11-20 prillit trafiku i kontejnerëve në tetë portet kryesore të Kinës u rrit me 17.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa tregtia e jashtme u shtua me 22.3 për qind.
Rritja e vëllimit të përpunimit të kontejnerëve në portin Zhoushan të Ningbo-s e tejkaloi 30 për qind, ndërsa portet e Shangait, Xiamen-it dhe Shenzhen-it regjistruan secili rritje mbi 20 për qind.