Porosit armë për Ukrainën në vlerë prej 300 milionë dollarë
Ministria amerikane e Mbrojtjes do t’i japë Ukrainës armë në vlerë prej 300 milionë dollarë, njoftoi Pentagoni.
Pakoja e re e mbrojtjes do të përfshijë drone, sisteme raketore, automjete të blinduara, municion, sisteme komunikuese të sigurisë, pajisje mjekësore etj.
Qeveria e SHBA-së tashmë premtoi 1,65 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën pasi Rusia e sulmoi kah fundi i shkurtit. Nga fillimi i vitit të kaluar ndihma amerikane arrinte gjithsej 2,3 miliardë dollarë.
Dërgesa e re e armëve nuk do të arrijë në kohën më të shkurtër sepse paralajmërimi ka të bëjë me armët dhe sistemet të cilat tashmë i posedojnë autoritetet amerikane, por ka lidhje me dërgesën e prodhuesit.
“Ky paralajmërim paraqet fillimin e procesit të lidhjes së marrëveshjeve që të mundësohen aftësi të reja për forcat e armatosura ukrainasase”, njoftoi Pentagoni.

