Politikat qeveritare të përqendrohen në rritjen e përfitimeve nga formalizimi i mikrobiznesit

Shkup, 27 korrik – Pengesë e rëndësishme për regjistrimin e një firme të vogël janë shpenzimet për formalizimin, veçanërisht tatimet, kontributet, të dhënat parafiskale dhe shpenzimet për kontabilitet, ndërsa në vëllim të kufizuar edhe koha si dhe kompensimet për përballje me administratën. Politikat qeveritare më së shumti duhet të përqendrohen ndaj rritjes së përfitimeve nga ajo që një mikrobiznes të jetë formal, por edhe ndaj uljes së shpenzimeve për formalizimin e tyre.

Këtë e tregon studimi i Finance Think – Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politike në temën “Mikro-ushtrues të paregjistruar të aktiviteteve afariste në Maqedoninë e Veriut: Analizë me rekomandime për politikat”.

Qëllimi i studimit është që të kuptohet se pse mikro-ushtruesit e aktivitetit afarist – individë ose grupe të individëve të cilët realizojnë ndonjë biznes në ekonominë gri vendosin të mos regjistrohen si ndërmarrje formale.

“Analiza përqendrohet në katër pika – kush janë mikro-ushtruesit joformalë të aktiviteteve të biznesit; – cili është roli i shpenzimeve të formalizimit/regjistrimit; – cili është perceptimi i përfitimeve nga formalizimi; dhe – cili është roli i kontrolleve inspektuese dhe mundësia për të dhënë dhuratë joformale për të mbetur joformal/të paregjistruar”, njoftuan nga Instituti.

Sipas studimit, format më të zakonshme të mikro-ushtruesve të paregjistruar në Maqedoninë e Veriut janë shitësit ambulantë të ushqimeve, veshjeve, bizhuterive, fermerët individualë; artizanët; ofrues të shërbimeve të bukurisë – parukierë dhe estetiste; mjeshtër për lyerje, suvatues; furra buke; ofruesit e orëve të ndryshme; mekanikë automjetesh; dhe rojtarë dhe pastruese për shtëpi.

Siç thuhet në studim, mikro-ushtruesit joformalë janë shumë të vegjël sipas të ardhurave të tyre vjetore të cilat zakonisht nuk i kalojnë 250.000 denarë, dhe sepse biznesin e bëjnë zakonisht vetëm (një punëtor), ndërsa kur e bëjnë me bashkëpunëtorë numri i tyre nuk i kalon pesë.

Biznesi i paregjistruar kryesisht zhvillohet në amvisërinë e klientit ose në amvisërinë e  vet ushtruesit të biznesit dhe për këtë shkak klientë kryesisht janë amvisëritë dhe personat fizikë.

Nga mikro-ushtruesit e paregjistruar të aktivitetit afarist, 58,3 për qind disponojnë me burim tjetër të të ardhurave, i cili është kryesisht nga punësimi standard, qoftë real ose fiktiv, që të mund të sigurojnë sigurim social.

Rezultatet tregojnë se shpenzimet për t’u bërë një mikro-firmë e regjistruar janë një pengesë e rëndësishme për formalizimin, veçanërisht tatimet, kontributet, tarifat parafiskale dhe shpenzimet për kontabilitet. Në një masë të kufizuar, koha dhe tarifat për t’u marrë me punën e administratës për të larguar mikro-ushtruesit e paregjistruar nga regjistrimi, ndërkohë që qasja në informacion dhe ekspozimi ndaj ryshfetit nuk luajnë rol.

Nga ana e përfitimeve, qasja tek klientët më të mëdhenj, furnizuesit më të besueshëm të inputeve dhe tregjet e reja vlerësohen si përfitime kryesore të formalizimit. Nxitja e dytë është qasja në sigurimet shoqërore dhe pensioni. Nga ana tjetër, qasja në financa, shërbimet nga APMV dhe ulja e ekspozimit ndaj ryshfetit nuk konsiderohen si përfitime të rëndësishme.

Nga Finance Think tregojnë se mundësia për t’u zbuluar ka fuqi të kufizuar në motivimin e regjistrimit. Forcimi i kontrolleve dhe inspektimeve mund ta bëjë të shtrenjtë qëndrimin në ekonominë joformale vetëm në një masë të caktuar. Në mënyrë të ngjashme, veprimet për të forcuar moralin tatimor ose për të reduktuar praktikat joformale do të kishin ndikim të kufizuar.

Sipas kësaj, siç theksojnë në kumtesë, politikat e qeverisë duhet të përqendrohen fillimisht në rritjen e përfitimeve të një mikrobiznesi duke u bërë formal dhe më pas në uljen e shpenzimeve për formalizimin e mikro-ushtruesve të aktivitetit afarist.