Policia arreston inspektoren, u kap duke pranuar ryshfet prej 1 mij eurove

Prilep, 18 mars – Në Prilep në mëngjes u arrestua inspektorja e bujqësisë për marrje të ryshfetit, njoftoi MPB.

“Në mëngjes në një objekt gastronomik në Prilep, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike Prilep e kanë privuar nga liria V.V. inspektore në Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”marrje të ryshfetit” sipas nenit 357 të Kodit Penal”, njofton MPB.

Ajo është kapur në flagrancë gjatë marrjes të 64.000 denarëve nga një person nga Prilepi, pas së cilës menjëherë është privuar nga liria, kurse të hollat i janë sekuestruar.

Siç shton MPB, inspektorja V.V. është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër saj do të parashtrohet kallëzim përkatës.