Policia amerikane ka qëlluar një burrë që hyri në rezidencën e ambasadorit të Perus

Burri që hyri në kompleksin e rezidencës së ambasadorit të Perusë në Uashington dhe theu xhamat me shufër hekuri është vrarë nga pjesëtarë të Shërbimit Sekret Amerikan, njoftoi policia.

Shefi i policisë së Uashingtonit, Robert Konti tha se ambasadori Osvaldo de Rivero dhe gruaja e tij ishin në rezidencë kur një burrë i panjohur filloi të thyente xhamat në mëngjes.

Policia u thirr në vendngjarje, oficerë të uniformuar të shërbimit sekret, që mbron Shtëpinë e Bardhë dhe ambasadat në kryeqytetin amerikan.

Ata u përpoqën ta ndalonin burrin, por dështuan dhe më pas e qëlluan atë.