Polici amerikan vishet me kostum të pulës, ka për qëllim të kap shoferët që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit
Një polic në San Francisco hoqi uniformën e zakonshme dhe distinktivin – duke i ndërruar me një maskotë të pulës – me qëllim që të infiltrohet në kapjen e të gjithë shoferëve që nuk respektonin shenjat e komunikacionit.
Jonathan Ozol u shfaq me kostumin e një pule në rrugët e qytetit për të regjistruar të gjitha rastet, kur shoferët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vija të bardha.
“Nuk dua që ta pësojnë njerëzit. Ky kostum ka ngjyra të ‘ndezura’ dhe është e pamundur të mos vërehen nga shoferët kur kalon dikush rrugën”, tha kapitenia Amy Hurwitz.
Kjo taktikë po përdoret prej gjashtë muajsh – si pjesë e planit operativ të policisë në San Franciso. Ata shfaqen me kostume të ndryshme nëpër rrugët e qytetit.
Shpesh shihen me kostum të njëbrirëshit apo një zogu të madh. Qëllimi i tyre është të regjistrojnë rastet kur shoferët nuk u japin përparësi këmbësorëve.
Çdo shofer që refuzon ta bëjë një gjë të tillë, sipas Ozolit do të dënohet me 400 dollarë.