Pochettino dëshiron të kthehet në Premier League

Mauricio Pochettino dëshiron të rikthehet në Premier League, pas një aventure jo shumë të mirë me Paris Saint Germain.

Mediet në Francë raportojnë se argjentinasi nuk po ndihet më pjesë e klubit parisien.

Dëshira e teknikut është të rikthehet pikërisht në Angli, aty ku pati merita të mëdha për rikthimin e Tottenham si skuadër konkurruese.

Gjithsesi, të paktën tani për tani, nuk ka ndonjë ekip që ka shprehur interesim për trajnerin. Ditë më parë u përfol se vendin e tij te PSG mund ta zë Zinedine Zidane, por këta zëra u demantuan shpejt nga të afërm të lojtarit.