Po lulëzon biznes i ri me vërtetime fals për vaksinim, çmimet nga 30 deri në 150 euro

Shkup, 11 gusht – Nga 16 gushti fillojnë të vlejnë masat e reja në shtet për qytetarët e pavaksinuar.

Qytetarët e pavaksinuar nuk do të mund të hyjnë në kafene, restorante, si dhe nuk do të mund të vizitojnë ngjarje sportive dhe kulturore, si në ambiente të hapura ashtu edhe në të mbyllura.

Masa të tilla tanimë në periudhën e fundit janë vendosur në disa shtete evropiane, ndërsa u shkaktuan reagime të shumta dhe protesta masive.

Italia, Franca e Gjermania vendosën masa restriktive me qëllim të detyrojnë qytetarët masovikisht të vaksinohen kundër covid.

Mendimet janë të ndara, ndërsa statistikat thonë se vaksina mbronë nga Covid dhe mutacioneve të saja.

Shembullin me vendosjen e restriksioneve nga e hëna do ta ndjekë edhe Maqedonia. Qytetarët edhe në këtë rast janë të ndarë me mendime, disa dëshirojnë të protestojnë, ndërsa disa të tjerë masovikisht po vaksinohen.

Por, këto masa restriktive sjellin edhe një problem tjetër. Në vendin tonë tanimë disa persona ende të panjohur, kanë filluar me falsikimin e dokumenteve për vaksinim. Derisa para disa muajve qytetarët ziheshin në aeroport dhe në kufi me teste të falsifikuara PCR, tani është filluar edhe me falsifikim të vërtetimeve për vaksinim. Sa i përket asaj sa mund të ndikojë në përhapjen e virusit, ky veprim ka gjasa që edhe personat e pavaksinuar dhe ndoshta qëllon ndonjëri i infektuar, mund të shkaktojë trazira në ndonjë objekt ku ai mund të hyjë me atë vërtetim.

Pas vendosjes së masave të reja me shumë mundësi ky biznes ilegal do të lulëzojë. Qytetarët janë të gatshëm të paguajnë deri në 150 euro për një vërtetim vaksinimi vetëm e vetëm të mos vaksinohen. Këto vërtetime, mund të shfrytëzohen madje edhe jashtë shtetit ndërsa gjatë skenimit, dalin të gjitha të dhënat e vet qytetarëve dhe nuk dallojnë fare nga ato origjinalet.//Zhurnal.mk