Po keqpërdoret numri 193 e zjarrfikësve, qytetarët paraqesin rrejshëm zjarre

Shkup, 6 gusht – Njësitë zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit dje intervenuan në 22 raste në territorin e kryeqytetit. Pjesa më e madhe e intervenimeve ishin për bar të djegur, ndërsa një zjarr më I madh ndodhi në fabrikën OHIS. Të gjitha zjarret janë shuar, ndërsa në lokacionet u intervenua me disa automjete dhe zjarrfikës.

Për momentin në territorin e Shkupit nuk ka zjarre më serioze.

“Për fat të keq, duhet të përmendet se në kohën kur në mbarë vendin po përballemi me numër të madh të zjarreve, të cilët shkaktojnë dëme të mëdha materiale, si dhe dëm shumë të madh të florës dhe faunës, ndërkaq kemi edhe viktima në njerëz, gjatë ditës së djeshme patëm edhe 7 paraqitje të rrejshme për zjarre”, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

U bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve në këto kohë të vështira të sillen me përgjegjësi dhe të mos e keqpërdorin numrin e telefonit 193, sepse në raste me zjarre, çdo sekondë është e rënësishme dhe e jejjta mund të rrezikojë apo të shpëtojë jetën e dikujt