Po fluturonte nga Serbia, pamje që tregojnë përplasjen si një ‘top zjarri’
Një aeroplan mallrash ukrainas i cili po fluturonte nga Serbia për në Jordani dhe që u rrëzua në Greqinë veriore të shtunën vonë po transportonte municion për në Bangladesh.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, e konfirmuar edhe nga autoritetet në Ukrainë, aeroplani Antonov An-12 kishte tetë anëtarë të ekuipazhit ukrainas, të gjithë të vdekur, përcjell Telegrafi.

Një zyrtar në firmën e ngarkesave Meridian i tha Reuters: “Sigurisht që ata nuk i mbijetuan kësaj”.


