Po bindet VMRO? Protesta sot përfundoi pa incidente

Shkup, 11 Korrik – Dita e 8 e protestës së opozitës Maqedonase kunder propozimit francez filloi me slloganin “Asnjëher e veriut,  përgjithmonë Maqedoni”.

Protesta filloi nga Qeveria me kenge patriotike maqedonase dhe me thirrje per dorheqje të Qeverisë, nga ku kërkojnë të mos e pranojnë propozimin, i cili sipas tyre asimilon dhe bullgarizon popullin maqedonas.

“Iu bëjë thirrje të gjitha etnive në Maqedoni,  si shqiptarëve, turqve, vllehëve,  romëve dhe  të gjitha etnive tjera që e ndjejnë Maqedoninë të tyre,  të dalin në protesta në çdo qytet në mënyrë sa më masovike për të treguar që ky propozim është i dëmshëm për vendin” – tha një protestues.

“Kidnapojnë deputet me forcë, ndryshuan emrin dhe po ofendojnë vetveten e tyre. Prandaj ne jemi sot këtu që të ndalojmë këto ofendime. Thirrja jonë është burg për deputetët liri për qytetarët. E shiten shtetin” – tha një protestues. 

“Jemi për në Bashkimin Europian, por si maqedonas dhe jo si të asimiluar në bullgar. Maqedonia është e qytetarëve dhe qytetarët do të protestojnë deri sa shteti të iu kthehet qytetarëve” – u shpreh një protestues tjetër.

Protesta ka përfunduar pa asnjë incident dhe e qetë. Protestuesit paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestë edhe ditëve në vijim.