Pllakatë dhe falënderime për mjekët që mjekuan pacientët me kovid në spitalin e Gostivarit

Gostivar, 10 shkurt – Stafi mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” pranoi letra falënderimi dhe pllakata për angazhimin e tyre në mjekimin e pacientëve me Kovid 19.

Nda drejtoria e spitalit informuan se drejtori Jakup Jakupi dje ua ka dorëzuar pllakatat punonjësve të repartit infektiv, laboratorit dhe reparteve që ishin qendra të KOVID-19 në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Këto janë çmime simbolike për të gjithë stafin mjekësor që dhanë maksimumin gjatë gjithë pandemisë dhe ishin në ballë të luftës kundër koronavirusit”, tha drejtori Jakupi.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen publike për të gjitha kompanitë, tregtarët dhe individët që kanë dhuruar dhe në mënyra të tjera kanë ndihmuar institucionin më të madh shëndetësor në komunën e Gostivarit.