“Platforma për koordinim të përbashkët”, Spasovski në konferencë në Vjenë

Shkup, 22 shkurt – Delegacion i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme i udhëhequr nga ministri Oliver Spasovski, së bashku me sekretaren shtetërore Magdalena Nestorovska mori pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të iniciativës ”Platforma për koordinim të përbashkët” e cila po mbahet në Vjenë, Republika e Austrisë, në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë në temën ”Mekanizmi rajonal për kthim, partneritete për kthim”, në të cilin marrin pjesë ministrat e punëve të brendshme të vendeve të UE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

”Kur bëhet fjalë për migrimin ilegal, rajoni, përkatësisht vendet përgjatë rutës ballafaqohen me të njëjtat sfida të cilat ishin të pranishme edhe në periudhën e kaluar dhe të cilat tani më janë të identifikuara. Për fat të keq, nuk mund të flasim për arritjen e përparimit të rëndësishëm për shkak të mosekzistimit të marrëveshjeve për readmisim me vendet e prejardhjes, të cilat do të rregullonin fushën e readmisimit, që në masë të madhe kanë të bëjnë me zhvillimin e pamjaftueshëm të bashkëpunimit, posaçërisht në pjesën e vërtetimit të identitetit të migrantëve, si dhe për shkak të mosekzistimit ose jorezidencës të përfaqësive diplomatiko-konsulare në rajonet nga të cilat vijnë pjesa më e madhe e migrantëve”, theksoi ministri Spasovski në fjalimin e tij në panel diskutimin e parë, të përkushtuar aspekteve rajonale dhe nacionale përkatësisht të sfidave dhe gjendje momentale me migrimin ilegal.

Ministri Spasovski theksoi se sfidë shtesë është edhe nevoja nga përforcimi i kapaciteteve nacionale për kthim me asistencë ose kthim të dhunshëm-fushë në të cilën po ndërmerren hapa konkretë, por derisa nuk mënjanohen problemet me mosekzistimin e marrëveshjeve për readmisim dhe bashkëpunim më të afërt policor, këto aktivite të ndërmarra nuk mund të kenë rezultate të mira bile të jenë edhe plotësisht të zhvilluara.

”Kur flasim për kthimin, besoj se të gjithë jemi të pajtimit se ky është element konstituiv i një sistemi efektiv për menaxhim të migrimit, i cil patjetër duhet të jetë funksional dhe të përfshijë të gjithë volumin e manaxhimit të migrimit, e jo vetëm kthimin. Në këtë drejtim do të shtoj se e një rëndësie të veçantë është të bëhet distinkcion ndërmjet kthimeve në drejtim ose ndërmjet rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe kthimet nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në vende të treta. Kthimi i shtetasve të vendeve të treta nga njëri në partnerin tjetër të Ballkanit Perëndimor nuk do të kontribuojë për kthim të qëndrueshëm”, tha ministri Spasovski.

Gjatë kësaj, ai shtoi se përpjekjet për përmirësim, përveç përforcimit të kapaciteteve nacionale të vendeve të rajonit, duhet të fokusohen edhe në paraqitjen e përbashkët në drejtim të vendeve të prejardhjes dhe ndihmën e ndërsjellë në të gjithë fazat e kthimit. Kjo, në të vërtetë, do të thotë qasje e përbashkët ndërmejt të gjitha shteteve të tanguara, agjencive kompetente të UE-së dhe të Komisionit Evropian, me përkrahje relevante të organizatave ndërkombëtare, që nënkupton jo vetëm shkëmbimin e rregullt e të dhënave dhe të informatave, por edhe analizë të përbashkët të rrezikut, koordinim të aktiviteteve nacionale, dhe realizim të aktiviteteve të përbashkëta operative.

Ministri Spasovski në diskutimin e tij në kuadër të panelit të dytë nga Konferenca ministrore, e fokusuar në elementet e mekanizmit rajonal dhe të partneritetit për kthim, ndërmjet të tjerave tha se pikërisht Platforma e përbashkët për koordinim ka potencialin më të madh të merr rolin kryesor në koordinimin me aktivitetet për ballafaqim më efikas me migrimin ilegal, ajo e identifikon dhe i sublimon në vete nevojat e fushave kyçe-menaxhim me kufijtë, azil, kthim dhe luftë kundër tregtisë me njerëz. Në mënyrë shtesë ajo është praktike, për arsye se me atë do të shmanget dyfishimi i gjërave dhe do të respektohen kompetencat e agjencive të Unionit Evropian, të Komisionit, dhe gjithsesi të partnerëve të Ballkanit Perëndimor.

”Platforma për koordinim të përbashkët, besoj, paraqet platformë koordinative e cila në punën e saj mbështetet në partnerët e saj, përkatësisht në nevojat e tyre të shprehura. Në këtë drejtim, e një rëndësie të veçantë është të evitohet gërshetimi i përpjekjeve edhe në Platformë, por edhe të aktorëve tjerë ndërkombëtar të cilët tani më janë aktiv në fushat e menaxhimit të migrimit. Për këtë, qëllimi i ynë patjetër duhet të jetë bashkimi i përpjekjeve, përcjellja e tyre dhe zbatueshmëria. Shtyllat në të cilat qëndron kjo platformë na japin të drejtën të besojmë se Platforma ka kapacitete të realizojë qëllimin e saj-të ketë rol koordinativ në ballafaqimin me migrimin ilegal, në të njëjtën kohë duke treguar solidaritet me vende anëtare të Unionit Evropian dhe duke siguruar përkrahje të fuqishme dhe bashkëpunim të afërt me rajonin e Ballkanit Perëndimor”, porositi në fund të fjalimit të tij ministri Oliver Spasovski.

Gjatë vizitës së punës në Vjenë, në marginat e Konferencës ministrore, ministri Spasovski realizoi takim bilateral me ministrin për Migrime dhe Azil të Republikës Helene, Notis Mitaraki, në të cilin akcenti ishte në thellimin e bashkëpunimit në nivel bilateral në luftë kundër krimit, kurse u takua edhe me kancelarin e Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Karl Nehamer, si dhe me sekretaren shtetërore të Konfederatës së Zvicrës, Kristin Shaner Burgener.

Duke pasur parasysh faktin se Republika e Maqedonisë së Veriut e merr rolin e kryesuesit me OSBE-në për vitin 2023, ministri Spasovski në Vjenë realizoi takim pune me shefin e Misionit të përhershëm të RMV-së pranë OSBE-së në Vjenë, ambasadorin Igor Xhundev, në të cilin u paralajmërua se në kuadër të kryesimit me OSBE-në do të organizohet konferencë e ministrave të punëve të brendshme të vendeve anëtare të OSBE-së dhe /ose shefave të policive, në temë në pajtim me prioritetet të cilat do të miratohen në nivel nacional për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Organizatën.