Plaku 87 vjeçar kapet mat duke u vënë zjarrin varrezave franceze në Shkup
Shkup, 10 gusht – Zyrtarët policorë dje në rrugën “Samoilova” në afërsi të Ambasadës Amerikane, e kanë arrestuar një plak 87 vjeçar përshkak dyshimeve se ka shkaktuar qëllimisht zjarr në afërsi të “varrezave franceze”, me çka është djegur bar i thatë, e i cili shumë shpejt është shuar nga ekipet e brigadës zjarfikëse, informon Zhurnal.
Ai është takuar në vendngjarje dhe është arrestuar. 87 vjeçari H.R më pas në stacionin policor e ka pranuar fajin.
Nga MPB njoftojnë se kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.//Zhurnal.mk