Pjesëtarët e Armatës angazhohen në pikat më kritike në ballafaqimin me zjarret

Shkup, 3 gusht – Pjesëtarët e Armatës janë aktivë në pikat më kritike në ballafaqimin me zjarret. Helikopterët e aviacionit VING të cilët gjatë ditës së djeshme ishin angazhuar në shuarjen dhe lokalizimin e zjarrit në rajonin e Nagoriçanit të Epërm ku hodhën poshtë më shumë se 50 ton ujë, nga orët e hershme të mëngjesit u angazhuan në zjarrin në Koçan, informon Ministria e Mbrojtjes (MM).

“Dy helikopterë pa ndërprerë marrin pjesë në shuarjen e zjarrit dhe vënie nën kontroll, ndërsa një helikopter është në gatishmëri të plotë për angazhim. Në të njëjtën kohë në kazermat në gatishmëri të plotë për angazhim janë vënë edhe mijëra pjesëtarë të Armatës të cilët në rast nevoje do të angazhohen në momentin e njëjtë”, potencojnë nga MM.

Kjo ishte thënë në mbledhjen urgjente të mëngjesit të ministres Radmilla Shekerinska me kryeshefin e Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski dhe kreun e armatës, për koordinim të pjesëmarrjes së Armatës në ballafaqimin me zjarret.

Dje në mbrëmje, pas urdhërit të dhënë nga presidenti Stevo Pendarovski, kryeshefi i shtatmadhorisë së Armatës dha urdhër për angazhim të të gjitha kapaciteteve të Armatës për ballafaqim me zjarret të cilat janë të pranishme në territorin e Republikës.