Pjesëtarët e ARM do marrin pjesë në misionet e NATO në Irak dhe Letoni

Shkup, 4 tetor – Qeveria në seancën e sotme të 86-të, mori vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, për pjesëmarrje në misionin e NATO-s në Irak dhe Letoni.

Pjesëtarët e Armatës në Irak do të marrin pjesë në misionin „NATO Mission Iraq – NMI”, ndërsa në Republikën e Letonisë në misionin e NATO-s (Prezencë e përforcuar e zgjeruar – eFP).