Pite turke: Gatuhet lehtë dhe shpejt

Është një gatesë shumë e shijshme!
Përbërësit:
– kore për pite.
Për lyerje:
– gjysmë filxhani ujë;
– gjysmë filxhani qumësht;
– 2 vezë;
– gjysmë filxhani vaj.
Për shtesë:
– djathë feta;
– djathë i fortë (Cheddar);
– majdanoz (mund të përdorni edhe të verdhë të vezëve me susam).

Përgatitja:
Bashkoni ujin, qumështin vezët dhe vajin.
Në tepsi vendosni një kore dhe lyeni me tretjen e vezëve. Pastaj 2 kore njomni në atë tretje dhe vendosni sipër kores së parë.nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëJu tregoj sekretin se si hoqa celulitin në vetëm 10 ditë!!!mjekesia.comThe Cost of Real Estate in Miami Might Surprise YouReal Estate Deals in MiamiGetting a Florida Online Psychology Degree Might Be Surprisingly QuickOnline Psychology Degree Florida
Djathin feta thërrmojeni, djathin çedar grijeni në rende, ndërsa majdanozin grijeni dhe që të gjitha bashkoni.
Shtesën e përftuar hidheni sipër koreve. Sipër vendosen edhe 2 kore, të cilat më parë i keni njomur në tretjen e vezëve, pastaj shtesa. Radhisni kështu derisa t’i shpenzoni që të gjitha.
Mbulojeni piten me koren e fundit, rrihni mirë, pastaj lyejeni me të verdhë veze të rrahur.