Petrovska: Procesi i integrimit evropian po bëhet çështje sigurie

Shkup, 20 qershor – Samiti i NATO-s sivjet od të mbahet në Madrid dhe është me rëndësi të veçantë për Aleancën, si dhe për Maqedoninë e cila është anëtarja e saj e 30të,sepse në këtë samit do të miratohet ndryshim i konceptit strategjik për herë të parë pas 12 viteve, informon Zhurnal.

Me SHBA-të filluan bisedimet strategjike ku janë të përfshira më tepër sfera, mes të cilave edhe mbrojtja.

“Bëhet fjalë për dialog gjithëpërfshirës strategjik me SHBA-të e cila u zgjerua në fusha në të cilat deri tani pak kemi bashkëpunuar. Në sferën e mbrojtjes me SHBA-të që moti kemi bashkëpunim të shkëlqyer ndërsa me anëtarësinë në NATO pozita jonë është rritur në nivel më të lartë. SHBA, Ministrisë së Mbrojtjes i ndau 40 milion dollarë për modernizim të Armatës, proces i cili ka filluar në bazë të planit afatgjatë për zhvillim”, thotë Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes sot në Utrinski Brifing.

Ajo shton se modernizimi do të thotë zëvendësim të pajisjeve të vjetra ushtarake dhe rifreskim me pajisje të re luftarake.

Ne jemi anëtare e NATO-s, por jemi shtet i vogël me kapacitete të kufizuara ushtarake. Por koncepti i ri strategjik i Aleancës na intereson edhe neve. NATO para se gjithash është themeluar për siguri evropiane.

“Shikuar politikisht, në NATO të gjitha shtetet anëtare janë të barabarta pa dallim çfarë kapacitete ushtarake kanë. Sa i përket konceptit të ri strategjik, ne do të duhet të përshtatemi njëlloj si tjerët. Bota shumë ka ndryshuar në 12 vitet e fundit, por NATO ka strategji për menaxhim me sfidat e reja dhe ajo do të zbatohet”, thotë Petrovska.

Petrovska shton se tani është koha kur vendet duhet të përcaktohen në cilën anë janë, sepse ka edhe vende që nuk duan ta shohin RMV-në në BE, e këtu procsi i integrimit evropian bëhet çështje sigurie.

Petrovska thotë se politikat gjinore po ndryshojnë edhe në MM edhe në Armatë dhe se ajo është e gatshme të mbështesë propozim për grua e parë gjenerale, por shton se kjo nuk duhet të bëhet sepse dikush është grua por avansimi në Armatë të jetë me aftësi dhe rezultate të dëshmuara në punë./Zhurnal.mk