Petrovska: Nuk kemi sjellur vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në bllokun lindor të NATO-s

Shkup, 28 mars – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska deklaroi sot se deri tani nuk është sjellur vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në territorin e bllokut lindor të NATO-s. Nëse sillet një vendim i tillë, siç thotë Petrovska, opinioni do të informohet në kohë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut e cila është anëtare e NATO-s, është e përgatitur të ndajë barën me të tjerët, por deri në këtë moment nuk ka një vendim konkret për këtë. Nëse sjellim, opinioni do të informohet”, tha Petrovska në shënimin e 30 vjetorit nga formimi i ARM-së.

Ajo shtoi se Armata ka pjesëtarë të përgatitur dhe të trajnuar, të cilët nëse eventualisht dërgohen në një mision të tillë, do të vendosen në vende të përshtatshme në përputhje me planet strategjike dhe zhvillimore të NATO-s.

Në pjesën e modernizimit të Armatës, ministrja Petrovska paralajmëroi se diku në mes të vitit pritet të sillen automjetet e blinduara. Modernizimi siç tha ajo, po zhvillohet në disa segmente, një pjesë ka të bëjë me pajisjen personale të çdo pjesëtari, e pjesa tjetër në telekomunikime dhe sistemet e armatimit.

“Furnizimet publike po vijojnë. Sivjet do të fillojë dërgesa e autoblindave të cilat duhet të sillen diku në mes të vitit dhe si do të lidhen furnizimet publike, ashtu opinioni do të njoftohet”, tha Petrovska./Zhurnal.mk