Petrovska: Nuk ka të mëdhenj e të vegjël në NATO Aleancën

Shkup, 12 maj – Ushtarët e armatave të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Spanjës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë, dëshmuan se çfarë do të thotë gatishmëria kolektive dhe ndërveprimi i përkryer dhe gjegjësisht e dërguan mesazhin më të rëndësishëm se kur jemi NATO ne nuk jemi vetëm, porositi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në fjalimin në Ditën e mysafirëve të lartë në kuadër të stërvitjes ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22”, që mbahet në Poligonin e Armatës “Krivollak”.

“Atë që sot e pamë dhe për çfarë ishim dëshmitarë nuk ishte demonstrim i forcës ushtarake, por demonstrim i unifikimit tonë, bashkimit dhe aleancës tonë”, deklaroi Petrovska.

Kjo stërvitje, potencoi Petrovska, e dhënë përgjigjen për të gjitha lajmet e rrejshme dhe veprimet hibride të cilat kanë për qëllim që armatën tonë ta paraqesin si të dobët, të patrajnuar dhe të papajisur.

“Kjo sot dhe ajo që ndodhte gjatë gjithë stërvitjes është përgënjeshtrimi më i mirë dhe shfaqje reale për aftësinë e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në stërvitje të gjithë pjesëmarrësit i dëshmuan kapacitetet e tyre për planifikim të vendosur, trajnim të mirë dhe veprim të përbashkët dhe të koordinuar. Dëshmuan se në mënyrë të përkryer plotësohen midis vetes dhe se së bashku janë më të fuqishëm. Sot u dërgua edhe një mesazh i rëndësishëm – në NATO nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël, të parët apo të fundit, nuk ka garë eliminimi por një dorë të shtrirë dhe mbështetje prej aleati”, potencoi ministrja e Mbrojtjes.

Kjo që ka ndodhur në “Krivollak” këtyre ditëve, thotë ajo, akoma më shumë e përforcoi angazhimin e saj, ai të jetë prioritet i lartë në mandatin e saj si ministre e Mbrojtjes dhe së bashku me Shtatmadhorinë në mënyrë të përshpejtuar dhe në mënyrë planore të punojnë në zhvillimin e tij.

“Qendrën e trajnimeve “Krivollak” le të vazhdojmë ta zhvillojmë në pajtim me nevojat për trajnim të pjesëtarëve të Armatës tonë, që do të ofrojë edhe segmente specifike për trajnim që i shfrytëzojnë aleatët tanë dhe partnerët strategjikë. Këtë e shoh edhe si një mundësi të jashtëzakonshme për të gjitha vendet tona aleate dhe armatat për t’i përforcuar kapacitetet për veprim të përbashkët, për njoftim më të mirë midis vetes dhe krijimin e besimit të ndërsjellë që nuk lë hapësirë për kurrfarë dyshimi. Kështu e mbajmë Aleancën tonë të fuqishme. Kështu vazhdojmë të jemi shtyllë që i mban demokracitë tona të sigurta”, tha ministrja Petrovska.

Zëvendëskomandanti i Armatës i SHBA-së për Evropën dhe Afrikën, Peter Endrusiak, potencoi se në stërvitje janë kyçur thuajse 10.000 ushtarë nga ushtritë e aleatëve të NATO-s, që zbatojnë aktivitete të përbashkëta me parashutë dhe sulme ajrore.

“Kjo është stërvitja më e madhe nga pesë stërvitjet e ngjashme. Maqedonia e Veriut është nikoqire e jashtëzakonshme, kemi poligon të jashtëzakonshëm për trajnim, ndërsa këtu janë aleatët e NATO-s dhe partnerët që japin kontribut dhe stërviten së bashku. Stërvitjet si “Përgjigje e shpejtë” kanë rëndësi vitale për gatishmërinë tonë të përbashkët dhe interoperabiliteti dhe suksesi nuk janë të mundshme pa partneritetin me aleaten tonë besnike të NATO-së, Maqedoninë e Veriut. Ju duhet të jeni shumë krenarë për atë që e shohim sot në këtë stërvitje që e paraqet kulminacionin e një pune të mundshme për një kohë të gjatë”, tha Endrusiak.

Sipas tij, në kuptimin më të gjerë, stërvitja e dëshmon rolin e Armatës amerikanë për Evropën dhe Afrikën si partner strategjik i sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe Detit të Zi, si edhe të Evropës si tërësi.

Në poligonin e Armatës “Krivollak” sot u realizua Dita për mysafirë të lartë në stërvitjen multinacionale “Përgjigje e shpejtë 22” (“Swift Response 22”), me ç’rast u prezentuan operacionet ajrore dhe të desantit shoqëruar me gjuajtje me parashutë dhe aktivitete tokësore dhe me helikopter të pjesëtarëve të armatave të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Shqipërisë.

Në ditën për mysafirë të lartë, mes të tjerëve morën pjesë edhe shefi i shtetit dhe komandant suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, deputetë nga Kuvendi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Greqisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjeneralë të ARMV-së, përfaqësues të lartë ushtarakë dhe civilë të forcave të armatosura dhe ministrive të mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje dhe në NATO dhe atashe të mbrojtjes të akredituar në vend.

Stërvitja “Përgjigje e shpejtë 22” deri më tani është stërvitja më e madhe multinacionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut e këtij lloji dhe e vetmja nga pavarësimi i shtetit në të cilën realizohen desantë ajrorë në këtë vëllim.