Petrovska në takimin ministror të NATO-s: E nevojshme është zgjidhje politike për sfidat e sigurisë në Evropë
Shkup, 16 shkurt – Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në seancën e sotme të takimit ministror të NATO-s në Bruksel u bashkuan në vendosmërinë për mbrojtje të vendeve anëtare dhe mbrojtjes kolektive dhe nevojën e dialogut intensiv dhe gjetjen e zgjidhjes që qëndrueshme politike të krizës në dhe rreth Ukrainës, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes.
Nga Ministria theksojnë se ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në takim së bashku me ministrat tjerë ka dhënë mbështetje të fuqishme për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.
“Akoma ka hapësirë për tejkalim të qetë të kësaj gjendje me përkushtime diplomatike, që është e nevojshme të rezultoj me zbutje të gjendjes në teren. Qëllimi i parë dhe kryesor i NATO-s është mbrojtja kolektive dhe për këtë në sesion u diskutua edhe për të ardhmen e vendosjes së Aleancës në kontekst të mbështetjes përforcuese për aleatët nga e ashtuquajtura krah lindor i NATO-s”, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes.
Në diskutimin për rikthim dhe mbrojtje, u fol edhe për investim në mbrojtje, ndërtimin e kapaciteteve për rezistencë dhe përforcimin e përkushtimeve për inovacione teknologjike.
Ministrja Petrovska sot do të takohet me kolegen e saj slloven ministrin Matej Tonin, me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë Nikollaos Panagiotopulos, me ministrin e Mbrojtjes të Bullgarisë Stefan Janev dhe me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë Hulusi Akar.