Petrovska në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel

Shkup, 16 mars – Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme përveç ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të marrin pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes të Ukrainës, Gjeorgjisë, Suedisë, Finlandës dhe përfaqësuesit e BE-së.

Siç njoftuan nga MM, në mbledhje do të diskutohet për gjendjen aktuale të sigurisë në Ukrainë dhe rajonin më të gjërë, për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit ukrainas, për mbrojtjen e anëtareve të NATO-s, si dhe për përforcimin e kapaciteteve të mbrojtjes në krahun lindor të NATO-s.