Petrovska: Ndryshimet e fundit në Ushtri janë joprofesionale dhe të papranueshme

Shkup, 7 mars – Deputetja aktuale dhe ish-ministre e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska konsideron se ndryshimet e fundit kadrore në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë të panevojshme, të papërshtatshme dhe një hap prapa.

Ajo pretendon se shkarkimi i disa gjeneralëve me rekorde ushtarake jashtëzakonisht profesionale është i pajustifikuar dhe i papranueshëm.

“Është e pakuptueshme që një Gjeneral që ka marrë gjithmonë vlerësime pozitive nga aleatët e tij dhe që ka ende shumë për t’i dhënë Ushtrisë, të “pensionohet” dhe të ricaktohet nga një Komandë operative në një Sektor të Ministrisë.

Më shqetëson informacioni se individët të cilët në të kaluarën ishin refuzuar për certifikim në NATO, tani po shqyrtohen pozitivisht nën presionin politik të Shërbimit të Sigurisë Ushtarake”, tha Petrovska, duke shtuar se “ky është tregues i porozitetit të shërbimit, i cili në të ardhmen, nëse është e nevojshme, mund të keqpërdoret për qëllime më të larta”.

Ajo theksoi se shumë shpejt do të publikojë të gjitha skandalet e presioneve partiake ndaj punonjësve dhe profesionistëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë.