Petrovska – Ludva: Maqedonia e Veriut dhe Çekia kanë bashkëpunim të suksesshëm në mbrojtje
Shkup, 21 shkurt – Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot në Ministrinë e Mbrojtjes u takua me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jarosllav Ludva.
Siç kumtuan nga MM, ajo i dëshiroi sukses në punë ambasadorit të sapoemëruar Ludva në Maqedoni të veriut dhe e uroi edhe për ministren e sapozgjedhur të Mbrojtjes, Jana Çernohçova.
Ministrja Petrovska shprehi falënderim për mbështetjen e zëshme dhe konzistente të Republiksë së Çekisë për anëtarësimin tonë në NATO, si dhe për mbështetjen për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Republika e Maqedonisë së veriut dhe Republika e Çekisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe jemi të gatshëm t’i vazhdojmë të gjitha proceset e filluara dhe ta pasurojmë bashkëpunimin përmes realizimit të stërvitjeve të përbashkëta, këmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në modernizim”, tha ministrja Petrovska, ceket në kumtesën e MM-së.
Ambasadori Ludva ia uroi Petrovskës pozitën e re përgjegjëse, ministre e Mbrojtjes, dhe shprehi gatishmëri për vazhdim të bashkëpunimit të suksesshëm intensiv bilateral në mbrojtje.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që ai bashkëpunim të thellohet me nisma të reja në këmbimin e ekspertizës, në stërvitje dhe arsimimin e forcave mbrojtëse, si dhe në fushën e modernizimit të mbrojtjes.

