Petrovska-Kunduros: Bashkëpunimi mbrojtës me Greqinë me energji të re dhe ambicie të fuqishme
Shkup, 7 shkurt – Marrëveshja e re për bashkëpunim mbrojtës bilateral midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë e nënshkruar në vitin 2019 ka hapur shumë mundësi dhe krijoi klimë të re të besimit dhe bashkëpunimit midis dy vendeve. Njëri prej përfitimeve më të mëdha nga kjo marrëveshje dhe nga bashkëpunimi i përforcuar është mundësia që pjesëtarët e dy armatave të punojnë së bashku, të krijojnë kontakte të reja dhe ta forcojnë miqësinë dhe aleancën reciproke. Kjo është konkluduar në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska me ambasadorin grek në vend, Rusos Kunduros.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska u falënderua për angazhimin grek në mbrojtjen e qiellit të Maqedonisë së Veriut, fillimisht përmes marrëveshjes teknike bilaterale dhe edhe si pjesë e misionit të NATO-s për “air policing” që u mundësua përmes përfshirjes së qiellit të Maqedonisë së Veriut në sistemin e NATO-s për patrullim ajror.
Ambasadori Kunduros, shprehu kënaqësi për shkak të thellimit të bashkëpunimit mbrojtës me Maqedoninë e Veriut, në nivel bilateral dhe si vende-aleate në Aleancë. Dy bashkëbiseduesit e përshëndetën planin e realizuar me sukses për bashkëpunim mbrojtës bilateral për vitin 2021, në kuadër të së cilit janë realizuar 35 aktivitete. Plani i ri për bashkëpunim bilateral për vitin 2022 me të cilin vazhdon përkushtimi i dy vendeve në bashkëpunimin mbrojtës.
“Dy vendet më shumë se një dekadë bashkëpunojnë në fushën e arsimit ushtarak dhe trajnimit gjuhësor, ndërsa pas nënshkrimit të Marrëveshjes së re në vitin 2019, bashkëpunimi merr intensitet dhe përfshin bisedime të ekspertëve dhe veçanërisht e rëndësishme, trajnime të përbashkëta të pjesëtarëve të dy forcave të armatosura. Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut ishin pjesë e trajnimeve për zhytje luftarake, trajnime me parashuta, ndërsa së bashku kanë marrë pjesë edhe në stërvitjen “Goditje e vendosur 21” në poligonin “Krivolak””, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

