Petrovska – Gir: Së bashku do të punojmë në rezistencën ndaj kërcënimeve hibride

Shkup, 7 shkurt – Maqedonia e Veriut padyshim e jep kontributin e saj ndaj sigurisë evropiane dhe rajonale, si dhe ndaj politikës së përbashkët të mbrojtjes dhe të sigurisë së Unionit, theksoi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në takimin e sotëm me euroambasadorin Dejvid Gir.

Ajo theksoi se pjesëtarët e Armatës janë pjesë e BE-së – misionit në Bosnjë e Hercegovinë, ALTEA, si dhe misionit të Unionit në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Vendi është pjesë e Evropës, i jeton vlerat evropiane dhe i respekton parimet evropiane dhe për këtë nevojitet të bëhet hapi i ardhshëm – t’i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE, Hapja e negociatave është një sfidë e cila ka efekti pozitiv për përparimin e proceseve në vend”, tha ministrja.

 Petrovska potencoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në BE është një synim  gjeostrategjik, interes politik, ekonomik edhe i sigurisë për rajonin edhe për Ukrainën.

 “E vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të gatshëm për fillimin e negociatave”, theksoi ministrja Petrovska.

Ministrja e Mbrojtjes dhe euroambasadori  ranë dakord se BE-ja dhe Maqedonia e Veriut e njohin njësor rëndësinë e çështjeve të rezistencës ndaj kërcënimeve hibride, infrastrukturën kritike dhe mbrojtjen civile dhe se e thellojnë bashkëpunimin në këto fusha.

 Euroambasadori Gir i përshëndeti planet e Ministrisë për rritjen e Qendrës sonë të NATO-s, Qendrës Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, në një Qendër për Marrëdhënie me Publikun dhe Përballje me Dezinformata, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes.