Petrovska – Duks: Maqedonia e Hungaria kanë bashkëpunim të suksesshëm mbrojtës

Shkup, 10 shkurt – Maqedonia e Veriut dhe Hungaria kanë bashkëpunim të suksesshëm mbrojtës. Si Aleatë në NATO, puna e intensifikimit të saj përmes stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta, konkluduan në takimin e sotëm të ministres së Mbrojtjes dhe ambasadore e Hungarisë në vendin tonë, Laslo Duks.

Ministra Petrovska theksoi se Hungaria ka qenë mbështetës për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, por edhe për fillimin e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian. Negociatat me Union, qëndron në kumtesën e MM-së, do të japin kontribut jashtëzakonisht të madh dhe do të jenë impakt pozitiv për zhvillimin e shoqërisë së përgjithshme.

“Procesi aderues, e pastaj edhe anëtarësimi i Unionit do të ndikojnë në stabilitetin më të madh dhe sigurinë e vendit dhe të rajonit”; tha ministrja Petrovska.

Ambasadori Duks theksoi se Hungaria dhe Maqedonia e Veriut janë aleate dhe se shteti mund të vazhdojë të konsiderojë në mbështetje të plotë të Hungarisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Petrovska dhe Duks ranë dakord se mund të zhvillohet bashkëpunimi, veçanërisht në fushën e ndihmës së ekspertëve në modernizim, duke pasur parasysh se të dy vendet janë në proces të modernizimit të forcave të tyre të armatosura.

Bashkëpunimi i deritanishëm ushtarak mes dy vendeve është fokusuar në realizimin e disa stërvitjeve ushtarake. Pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë Veriore në tetor si vëzhgues morën pjesë në stërvitjen Cooperative Security 19, ndërsa në shtator 2018 pjesëtarët e Regjimentit për operacione speciale morën pjesë në stërvitjen “Jackal Cave”. Hungaria dhe Maqedonia e Veriut kontribuojnë së bashku në misionet e EUFOR-it dhe KFOR-it.