Petrovska bën thirrje për ndërprerje të veprimeve ushtarake në Ukrainë

Shkup, 24 shkurt – E dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës dhe qëndrojmë unikë me aleatët e NATO-s në thirrjen drejt Rusisë t’i ndërpresë veprimet ushtarake të cilat janë kërcënim për sigurinë e Evropës, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në shënimin e sotëm të përfundimit të stërvitjes së përbashkët të pjesëtarëve të batalionit të renxherëve dhe batalionit të forcave speciale me forcat speciale detare të SHBA-së në kazermën “Ilinden”.

Siç ceket në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, Petrovska theksoi se qytetarët e vendit qëndrojnë të solidarizuar me qytetarët e Ukrainës dhe se siguria e vendit tonë është e garantuar. Ajo porositi se opinioni ynë duhet të jetë i sigurt se kreu shtetëror i ndjekë me vigjilencë gjendjet dhe i ndërmerr të gjitha masat për të garantuar sigurinë.

Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns, e cila mori pjesë në ceremoni, qëndron në kumtesë, porositi se ngjarjet e sotme treguan përse shkathtësitë të cilat i zhvillojmë bashkarisht janë të rëndësishme për Evropën.

“Kjo stërvitje, ky mision i cili u krye në mënyrë maestrale demonstroi se ne me të vërtetë jemi më të fuqishëm së bashku dhe, edhe nëse ne si aleatë të NATO-s vazhdojmë me përpjekjet për të kërkuar zgjidhje diplomatike për agresionin rus dhe për të gjetur epilogje konstruktive, nuk do të bëjmë kompromise për parimet themelore, të cilat e përfshijnë të drejtën e secilit vend për ta zgjedhë rrugën e vet dhe aftësinë tonë për t’i mbrojtur të gjithë aleatët”, deklaroi ambasadorja Bërns.

Stërvitja e përbashkët e renxherëve të vendit tonë dhe forcave speciale me kolegët e tyre amerikanë zgjati gjashtë javë dhe siç konkluduan ministrja Petrovska dhe ambasadorja Bërns, ajo është edhe një dëshmi për përcaktimin që bashkarisht t’i zhvillojmë aftësitë dhe interoperabilitetin në Aleancë dhe se aleanca është para së gjithash dhe mbi të gjithat.

Stërvitja e ushtarëve të vendit dhe atyre amerikanë u realizua në kazermën “Ilinden”, në poligonin “Stenkovc” dhe “Krivollak”.